BRUKSEL – KE: Monako të shtojë aksionet për të luftuar pastrimin e parave

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 23 janar /ATSH-DPA/-Këshilli i Evropës i ka bërë thirrje Monakos të shtojë aksionet kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Argjendaritë dhe kazinotë në veçanti ende raportojnë shumë pak transaksione të dyshimta, tha në një raport grupi i ekspertëve të Këshillit të Evropës për luftën kundër pastrimit të parave, “Moneyval”.

“KE-ja i ka kërkuar Monakos të forcojë sistemin e tij mbikëqyrës dhe zbatimin e ligjit. Shumë pak persona janë dënuar dhe shumë pak pasuri janë konfiskuar”, thuhet në raport.

“Hetimet e autoriteteve nuk korrespondojnë me profilin e rrezikut të Monakos për sa i përket pastrimit të parave, financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar”, sipas raportit.

Këshilli i Evropës monitoron të drejtat e njeriut në 46 shtetet e tij anëtare dhe synon të promovojë demokracinë dhe ligjin e së drejtës. Për të luftuar tërësisht pastrimin e parave, Këshilli i Evropës ka hartuar disa konventa. Organizata nuk është pjesë e BE-së.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakParku Kombëtar Divjakë-Karavasta me qendër rehabilituese për zogjtë e egër
Artikulli tjetërNdriçim LED në Bulevardin “Bajram Curri” dhe “Zhan d’Ark”

You may also like