BRUKSEL – Johansson: Rrezik i madh i sulmeve terroriste në BE

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 5 dhjetor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian aktualisht po përjeton një rrezik të shtuar terrorizmi për shkak të luftës së Gazës, tha sot komisionerja e BE-së për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

“Me luftën midis Izraelit dhe Hamasit dhe polarizimit që shkakton në shoqërinë tonë, me sezonin e ardhshëm të festave, ekziston një rrezik i madh i sulmeve terroriste në Bashkimin Evropian”, tha ajo përpara takimit të ministrave të Punëve të Brendshme të BE-së, në Brukseli.

Johansson iu referua një sulmi me thikë të shtunën në Paris, në të cilin një turist gjerman u vra dhe dy persona u plagosën, si dhe disa incidenteve të mëparshme.

Komisioneri njoftoi se do të vihen në dispozicion 30 milionë euro shtesë (32,4 milionë dollarë) për mbrojtjen.

Ministrat e BE-së do të konsultohen për sigurinë në bllok në kuadër të luftërave në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

Diskutimet për zonën Shengen pa viza të BE-së dhe progresin në reformën e azilit dhe migracionit të bllokut janë gjithashtu në axhendë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like