BRUKSEL – Hungaria bllokon sanksionet e reja të BE-së kundër kolonëve izraelitë

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 19 shkurt /ATSH-DPA/- Hungaria ka bllokuar sanksionet e reja të BE-së kundër kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Ministrat e Jashtëm belg, irlandez dhe spanjoll kërkuan që Bashkimi Evropian të marrë masa ndëshkuese kundër kolonëve izraelitë për dhunën kundër palestinezëve.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se BE-ja duhet t’u bëjë të qartë kolonëve ekstremistë se shkelja e ligjit nuk do të mbetet pa përgjigje.

Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell paralajmëroi përpara takimit se bllokut i mungon unanimiteti i kërkuar për të vendosur sanksione. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakVeliaj: Në 2025 fitojmë mbi 74 mandate, nisim turin për hapjen e partisë në çdo njësi
Artikulli tjetërThirrja për Grant 2024, Ibrahimaj ftesë sipërmarrësve: Financim deri në 9 milionë lekë


You may also like