BRUKSEL – GJED: BE mund t’i ndalojnë punonjëset e saj të mbajnë shami nën kushte të caktuara

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Zyrat qeveritare në Bashkimin Evropian mund t’i ndalojnë punonjëset të mbajnë shami (vello) nën kushte të caktuara, ka vendosur Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ).

Gjykata e Luksemburgut tha se një politikë e tillë nuk është diskriminuese për sa kohë që ndalimet e simboleve fetare zbatohen në një mënyrë të përgjithshme dhe pa dallim për të gjithë stafin.

Ndalimi i shamisë ka qenë një çështje e diskutueshme në BE prej vitesh.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur tashmë disa herë që kompanitë mund të ndalojnë mbajtjen e simboleve fetare në vendin e punës.

Vendimi i fundit nga gjykata më e lartë e Evropës vjen pas një rasti në Belgjikë në të cilin një menaxher zyre në qytetin Ans nuk u lejua të mbante një shami islamike në punë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBasha: Përulemi me nderim përpara sakrificës sublime të komandantit Adem Jashari


You may also like