BRUKSEL – EMA konfirmon sigurinë dhe efektet e vaksinave antiCovid-19

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 18 shkurt /ATSH-ANSA/ – Vaksinat e autorizuara në vendet e BE-së janë efektive, siguria e tyre monitorohet dhe vlerësohet vazhdimisht dhe shumica e efekteve anësore janë të lehta dhe me kohëzgjatje të shkurtër, ndërkohë që problemet serioze janë jashtëzakonisht të rralla, njoftoi sot Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).

Agjencia Evropiane e Barnave publikoi sot të dhëna të përditësuara për sigurinë e vaksinave kundër Covid-19, lidhur me dozat totale të administruara për secilën vaksinë dhe efektet anësore të dyshuara, rastet mjekësore që janë vërejtur dhe raportuar pas vaksinimit, por që nuk janë domosdoshmërisht të lidhura ose të shkaktuara nga vaksina.

”Në fund të janarit 2022, në vendet e BE-së dhe Zonën Ekonomike Evropiane (ZEE) u administruan rreth 797 milionë doza”, raportoi EMA.

Gjithashtu u administruan 570 milionë doza vaksinash te prodhuara nga kompania Pfizer-BioNTech ku u raportuan 582 074 raste me efekte anësore të dyshuara.

Dozat e vaksinës AstraZeneca të administruara arritën në 69 milionë, ku u raportuan 244 603 efekte anësore të dyshuara.

Ndërsa nga kompania Moderna u administruan 139 milionë doza, ku u raportuan 150 807 raste të dyshuara./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like