BRUKSEL – Borrell: Trajnime shtesë për ushtarët ukrainas dhe mbështetje financiare për çminimin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BRUKSEL, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Shefi i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i tha kryeministrit ukrainas Denys Shmyhal se vendet e Bashkimit Evropian kanë planifikuar të trajnojnë gjithsej 30 000 ushtarë ukrainas.

Njoftimi zyrtar i Unionit u bë gjatë një vizite të disa zyrtarëve të Komisionit Evropian në Kiev, duke dyfishuar kështu objektivin e misionit të trajnimit ushtarak të BE-së, i cili më parë ishte 15 000.

“Ushtarët ukrainas do të marrin trajnime të specializuara si dhe udhëzime teknike për pajisje të reja ushtarake, duke përfshirë tanket “Leopard 2”, shkroi Borrell në Twitter.

Borrell njoftoi gjithashtu planet për të ofruar një ndihmë prej 25 milionë eurosh (27.5 milionë dollarë) për Ukrainën, për të financuar operacionet e çminimit.

“Mbrojtja e civilëve dhe e jetesës së tyre është prioritet”, shkroi ai në Twitter.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like