BRUKSEL – Borrell: Me fitimet e aseteve ruse të mbështesim me armë Ukrainën

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 19 mars /ATSH-DPA/- Fitimet nga asetet ruse të ngrira në Bashkimin Evropian duhet të ndahen midis plotësimit të një fondi të përdorur për të armatosur Ukrainën dhe mbështetjes së industrisë ukrainase, tha sot shefi i marrëdhënieve të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Borrell tha se do të propozonte që 90% e fitimeve të përdorura të shkonin për Fondin Evropian të Paqes (EPF), një fond jashtë buxhetit që përdoret për pajisje ushtarake.

Ai tha se 10% e fitime të tjera të shkonin për buxhetin e BE-së, jo për të blerë armë, por për të rritur kapacitetin mbrojtës të industrisë ukrainase.

Shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord tashmë në parim që të ardhurat nga asetet e ngrira ruse, edhe pse jo vetë asetet, të përdoren për të mbështetur Ukrainën në një formë ose në një tjetër.

Por, ata presin që Komisioni Evropian të dalë me propozime konkrete se si duhet të shpenzohen paratë.

Më 28 shkurt, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Bashkimi Evropian duhet të fillojë bisedimet për blerjen e armatimeve për Kievin duke përdorur fitimet nga asetet, të cilat BE-ja i ngriu si përgjigje ndaj pushtimit të Rusisë në Ukrainë në 2022.

Borrell tha se vetë buxheti i BE-së nuk mund të përdorej për të blerë armë, kjo ishte arsyeja pse EPF ekziston jashtë buxhetit të BE-së.

Borrell, një anëtar i komisionit, theksoi se në fund i takon vendeve anëtare të BE-së të vendosin se çfarë do të ndodhë me paratë.

Të hënën, ministrat e Jashtëm të BE-së nënshkruan një marrëveshje për të shtuar një fond të ndihmës për Ukrainën prej 5 miliardë eurosh në EPF.

“Një pjesë e të ardhurave mund të lihen të paprekura në mënyrë që institucionet që mbajnë asetet e ngrira të mund të menaxhojnë rreziqet ligjore dhe të respektojnë rregullat financiare”, thanë zyrtarët. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like