BRUKSEL – Bie çmimi i gazit në BE

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

AMSTERDAM, 4 janar /ATSH-DPA/ – Çmimi i gazit në BE ka vazhduar të bjerë në ditët e para të tregtimit të vitit të ri, falë temperaturave jashtëzakonisht të buta të dimrit.

Çmimi i TTF-së, qendra e tregtimit me shumicë të gazit natyror, në Holandë, arriti sot rreth 67 € (71,07 dollarë) për megavat orë. Ky është kuotimi më i ulët që nga shkurti i vitit 2022, para fillimit të luftës në Ukrainë.

Sot në mëngjes, gazi natyror i BE-së u tregtua  me 69 €/MWh.

Që nga fillimi i dhjetorit, çmimi i TTF-së është përgjysmuar, afërsisht.

Verën e kaluar u regjistrua një rritje rekord prej 345 € për megavat orë, kur një ndërprerje e furnizimit me gaz natyror nga Rusia shkaktoi një rritje të shpejtë të çmimit.

Shkaku kryesor për rënien e çmimit të gazit mbeten temperaturat relativisht të buta të dimrit në Evropë, të cilat kanë reduktuar konsumin.

Në Gjermani, të dhënat më të fundit nga shoqata evropiane e magazinimit (GIE) tregojnë se hapësirat e magazinimit të gazit ishin mbi 90% plot, më 2 janar. Rezervat e gazit ishin rritur për të 13-ën ditë radhazi, pas një rënieje prej disa javësh.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like