BRUKSEL – BE: Të përkushtuar për të mbrojtur lirinë e medias dhe pavarësinë editoriale

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 16 dhjetor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian po shton përpjekjet për të mbrojtur lirinë e medias dhe pavarësinë editoriale.

Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE njoftuan një marrëveshje të përkohshme që do të prezantojë masa për të mbrojtur gazetarët dhe ofruesit e mediave nga ndërhyrja politike, duke e bërë më të lehtë për ta operimin përtej kufijve të brendshëm të BE-së.

Masat përfshijnë ndalimin e shteteve nga përdorimi i “masave shtrënguese” për të marrë informacion në lidhje me burimet e gazetarëve, me përjashtim të rasteve specifike, dhe zgjerimin e kërkesave të transparencës për pronësinë e mediave dhe reklamat qeveritare.

Gjithashtu do të ketë rregulla më të qarta për marrëdhëniet midis kompanive mediatike dhe platformave të mëdha online si Meta, kompania mëmë e Facebook ose Google.

Ministri spanjoll i Kulturës Ernest Urtasun Domènech tha se ”demokracia nuk mund të ekzistojë pa lirinë, pavarësinë dhe pluralitetin e mediave”.

“Marrëveshja e sotme konfirmon pozicionin e BE-së si një lider botëror në mbrojtjen e gazetarëve, garantimin e pavarësisë së ofruesve të mediave dhe sigurimin që qytetarët të kenë akses në një gamë të gjerë dhe të larmishme burimesh të besueshme të lajmeve”, shtoi ai.

Sabine Verheyen, një anëtare e Kristian Demokratëve Gjermanë (CDU) e cila ulet në Parlamentin Evropian, tha se ”marrëveshja përfaqëson një një moment historik të rëndësishëm” për lirinë e medias”. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like