BRUKSEL – BE: Sulmet ajrore të Rusisë ndaj Ukrainës përbëjnë krime lufte

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 10 tetor /ATSH-DPA/-Një zëdhënës i shërbimit diplomatik të Bashkimit Evropian i krahasoi sulmet raketore në disa qytete të Ukrainës me krime lufte.

“Ky akt është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe ky shënjestrim pa dallim i civilëve përbën një krim lufte”, derklaroi sot një zëdhënës i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).

“Këto akte, janë sulme barbare dhe frikacake”, shtoi ai.

Zëdhënësi tha se të gjithë ata që janë përgjegjës do të mbajnë përgjegjësi, dhe se BE-ja do të vazhdonte të qëndronte në krah të Ukrainës. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakQeveria miraton buxhetin 2023, Ibrahimaj: Garanton mosrritjen e çmimit të energjisë dhe politikat sociale

You may also like