BRUKSEL – BE sanksione ndaj kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 19 prill /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian ka vendosur për herë të parë sanksione ndaj kolonëve radikalë izraelitë në Bregun Perëndimor, duke shënjestruar katër individë për akte dhune kundër palestinezëve.

Marrëveshja u finalizua sot me një procedurë të shkruar që lejon shtetet anëtare të marrin vendime për çështje urgjente pa dërguar ministra në Bruksel.

Ligji që i jep efekt sanksioneve dhe detajon ata që janë në shënjestër u botua në librin e statutit të BE-së disa orë më vonë.

Sanksionet shënjestrojnë katër individë dhe dy organizata. Ata që i nënshtrohen sanksioneve nuk do të lejohen më të hyjnë në BE ose të bëjnë biznes me qytetarët e BE-së dhe çdo pasuri ose llogari që ata kanë në BE do të ngrihen.

Masat u vendosën sipas një regjimi sanksionesh të BE-së, i krijuar për të ndëshkuar abuzimet e të drejtave të njeriut.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakShkodër, firmoset marrëveshja për kartën e studentit, shërbime falas e tarifa të reduktuara


You may also like