BRUKSEL – BE nismë të re në luftën kundër drogës

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 25 janar /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një nismë të re për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës përmes porteve.

“Evropa ka një problem me drogat dhe po përkeqësohet. Për të kundërshtuar fluksin në rritje të kokainës dhe substancave të tjera të paligjshme në BE, ne kemi nevojë që doganat, organet e zbatimit të ligjit dhe autoritetet portuale të punojnë së bashku më ngushtë dhe në mënyrë më efektive”, theksoi eurokomisioneri për Ekonominë, Paolo Gentiloni në fillimin e nismës së re, në qytetin belg të Antwerp.

Komisionerja evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson theksoi se shumica dërrmuese e drogave të paligjshme që hyjnë në bllok trafikohen përgjatë rrugëve të transportit.

“Krimi i organizuar është i aftë për të lëvizur nga porti në port, ndërsa mundësitë për të sfiduar këtë rrjet nuk mjaftojnë”, shtoi Johansson.

BE tha se aleanca e re do të lejojë autoritetet doganore të kryejnë më shumë kontrolle të synuara në porte.

Në të ardhmen, bandat kriminale do të mund të ndiqen penalisht më fuqishëm me mbështetjen e autoritetit policor evropian Europol dhe Zyrës së Prokurorit Publik Evropian./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like