BRUKSEL – BE në favor të zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 19 janar /ATSH-ANSA/ – Njëzet e shtatë vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë në favor të zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, ky është mesazhi i cili do të bëhet i ditur të hënën e ardhshme, në kuadër të bisedimeve me ministrin e Jashtëm, Israel Katz.

Lajmi u njoftua nga një burim i lartë diplomatik evropian duke komentuar fjalët e kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili përjashtoi zgjidhjen me dy shtete.

”Nuk është çudi, ai nuk ka qenë asnjëherë në favor”, tha burimi, duke shtuar se brenda qeverisë izraelite ka qëndrime të ndryshme.

Për sa i përket rezultateve të mundshme praktike nga Këshilli, nuk pritet ndonjë deklaratë e përbashkët.

Pavarësisht numrit në rritje të vendeve në favor të kërkesës për një armëpushim të menjëhershëm, Berlini është ende i mendimit se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, duke bllokuar efektivisht progresin në këtë çështje.

“BE-ja është e ndarë në përgjigjen që duhet t’i jepet krizës së Gazës dhe është një ndarje që duhet zgjidhur ‘brenda familjes’”, shton burimi.

“Ne nuk jemi SHBA-ja që mund të dërgojmë dy aeroplanmbajtëse në zonë”, sipas burimit.

Plani i Paqes prej 10 pikash i hartuar nga përfaqësuesi i lartë, Josep Borrell do të diskutohet gjithashtu në takimin e Këshillit.

”Duhet më shumë punë, në diskutime duhet të përfshihen edhe SHBA-ja dhe Izraeli, përndryshe nuk do ishte e dobishme asgjë”, theksoi burimi./ /a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like