BRUKSEL – BE mbështet ligjin kundër punës së detyruar në zinxhirët e furnizimit

by admin
Spread the love

TIRANË, 16 mars /ATSH/- Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një ligj që u kërkon kompanive të sigurojnë që zinxhirët e tyre të furnizimit të mos shkaktojnë dëme mjedisore ose të përdorin punë të detyruar, sipas BBC.

Një shumicë prej 17 nga 27 anëtarët e mbështetën legjislacionin të premten dhe nuk pati asnjë votë kundër tij.

Marrëveshja erdhi vetëm pasi u bënë ndryshime thelbësore në tekstin origjinal.

Kritikët argumentojnë se ligji tani është zbehur shumë për të qenë efektiv.

Sipas CSDDD, kompanitë evropiane do të duhet të dokumentojnë se produktet që ato importojnë i përmbahen standardeve mjedisore dhe të të drejtave të njeriut, të tilla si mospërfshirja e punës së fëmijëve.

Atyre do t’u kërkohet gjithashtu të parandalojnë ose minimizojnë dëmet e mundshme dhe të komunikojnë gjetjet e tyre.

Megjithatë, kompromiset e bëra pas disa javësh negociatash mbi draft tekstin nënkuptojnë se do të preken vetëm bizneset më të mëdha që kanë 1000 punonjës ose më shumë dhe që kanë një xhiro neto prej të paktën 450 milion euro.

Propozimi fillestar ishte që ai të prekte kompanitë me 500 punonjës ose më shumë dhe me të ardhura prej 150 milionë euro.

Projektligji duhet të miratohet nga Parlamenti Evropian për t’u bërë ligj, dhe eurodeputetët pritet ta mbështesin atë.

Më pas bizneseve do t’u jepet kohë për të zbatuar praktikat e reja.

Miratimi i projektligjit të premten vjen pasi blloku dështoi dy herë në shkurt për ta miratuar atë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like