BRUKSEL – BE forcon luftën kundër trafikut të drogës

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 27 qershor /ATSH-DPA/ – Bashkimi Evropian do të forcojë luftën kundër përdorimit të paligjshëm të drogës dhe trafikut të drogës duke krijuar një agjenci të dedikuar, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Detyrat e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Drogën janë të përfshijë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave për vlerësimin e rrezikut mbi zhvillimet e reja që mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin dhe sigurinë publike.

Organi i ri gjithashtu do të fokusohet më shumë në problemet që lidhen me tregjet e drogës dhe furnizimin me drogë, sesa paraardhësi i tij, Qendra aktuale Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA).

Agjencia e ardhshme me qendër në Lisbonë do të jetë më aktive përtej kufijve të BE-së dhe do të kërkojë bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare dhe do të përfshijë vendet e treta në punën e saj.

Komisioni Evropian kishte propozuar krijimin e një agjencie të drogës vitin e kaluar.

Sipas shifrave nga Raporti i fundit Evropian për Drogën, të paktën 5 796 persona vdiqën në BE në vitin 2020, si rezultat i një mbidoze ose pasojave të përdorimit të tyre të drogës.

Kjo ishte rreth 13% më shumë se në vitin 2019. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMinistri Peleshi në Jeruzalem, kujton viktimat e Holokaustit: Të çrrënjosim antisemitizmin

You may also like