BRUKSEL – BE: Fitimet nga asetet e ngrira ruse të financojnë Ukrainën

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 20 mars /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian përcaktoi sot planet paraprake për të përdorur fitimet nga asetet e Bankës Qendrore Ruse, të ngrira në Bashkimin Evropian për shkak të sanksioneve, për të financuar armët për Ukrainën dhe për të mbështetur industrinë ukrainase të armëve.

Gjithsej 210 miliardë euro (227 miliardë dollarë) në asetet e Bankës Qendrore Ruse janë ngrirë në BE. Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian fitimet arrijnë vlerën 2,5 miliardë dhe 3 miliardë euro për vitin 2024.

“Nga këto fitime, 97% do të përdoren për të mbështetur Ukrainën, ndërsa 3% e mbetur do të përdoret nga institucionet financiare që mbajnë asetet për kostot administrative”, sipas zyrtarëve të BE-së.

Diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se nga fitimet që shkojnë për Ukrainën, shumica 90% e tyre duhet të shkojnë për Fondin Evropian të Paqes (EPF), një fond jashtë buxhetit që përdoret për pajisje ushtarake.

Pjesa e mbetur prej 10% e fitimeve për Ukrainën do të shkojë për buxhetin e BE-së për të ndihmuar në forcimin e industrisë së mbrojtjes së Ukrainës.

Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord tashmë në parim që të ardhurat nga asetet e ngrira ruse, megjithëse jo vetë asetet mund të përdoren për të mbështetur Ukrainën në një formë ose në një tjetër.

Më herët komisioni dërgoi pagesën e parë prej 4,5 miliardë eurosh (4,9 miliardë dollarë), pjesë e ndihmës financiare për Ukrainën nga një fond mbështetës prej 50 miliardë eurosh.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like