BRUKSEL – BE arreston 22 persona për mashtrim të fondeve të rimëkëmbjes

by admin
Spread the love

ROME, 4 prill /ATSH-DPA/- Policia financiare në Itali, Austri, Rumani dhe Sllovaki ka arrestuar 22 persona dhe ka sekuestruar rreth 600 milionë euro (648 milionë dollarë) në lidhje me një hetim të Zyrës së Prokurorit Publik Evropian (EPPO) të organizatave kriminale që përpiqen të mashtrojnë BE-në.

Prokuroria tha sot se tetë persona janë në paraburgim dhe 14 në arrest shtëpiak.

Dy të dyshuarve të tjerë u është ndaluar të punojnë dhe të tregtojnë. Shumica e të dyshuarve janë me precedentë penalë.

“Të dyshuarit dyshohet se kanë përdorur një rrjet kompanish fiktive për të aplikuar për para nga programi i rimëkëmbjes së gjeneratës tjetër të BE-së të financuar nga BE-ja, dhe më pas e përvetësuan atë”, tha EPPO.

Sipas zyrës, krimet ndodhën midis 2021 dhe 2023.

Konkretisht, organizata e dyshuar kriminale kishte të bënte me fonde nga Programi Kombëtar Italian i Rimëkëmbjes ose PNRR.

Sipas njoftimit të policisë, duke përdorur kompani fiktive dhe me përfshirje të personave të parë, të dyshuarit kanë aplikuar për shuma të mëdha parash për iniciativa të ndryshme projektesh. Ata akuzohen edhe për pastrim të fitimeve të mëdha të paligjshme.

Policia financiare e Venecias luajti një rol udhëheqës në hetim, duke vepruar sipas një kërkese nga Zyra e Prokurorit Publik Evropian dhe duke zbatuar një urdhër gjykate për ngrirjen e aseteve me vlerë mbi 600 milionë euro.

Programi i rimëkëmbjes së gjeneratës tjetër të BE-së, me vlerë më shumë se 800 miliardë euro, synon të ndihmojë vendet e BE-së të rimëkëmben pas pandemisë së koronavirusit.

Si një vend veçanërisht i goditur, Italia do të marrë shumën më të madhe nga programi me pothuajse 200 miliardë euro.

Për të marrë ndihmën, shtetet anëtare duhet të paraqesin një plan me projekte konkrete investimesh dhe reformash.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like