Brozovic mund të grumbullohet për sfidën ndaj Juves, vetëm një dilemë për Inzaghin

by admin
Spread the love

Simone Inzaghi e ka vendosur formacionin që do të zbresë në fushë të dielën në mbrëmje në Torino, në derbin e Italisë kundër Juventusit.

Vetëm një dilemë për një vend në mbrojtje ka tekniku zikaltër, pasi ka një balotazh mes Acerbit dhe De Vrij.

Kundër bardhezinjve pritet të rikthehen titullarët që kanë koleksionuar 4 fitore në 4 sfidat e fundit në kampionat.

Onana në portë, Skriniar dhe Bastoni në mbrojtje, Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan dhe Dimarco në mesfushë, ndërsa Dzeko dhe Lautaro në sulm.

I gatshëm për transfertën e Torinos është edhe Brozovic, që po stërvitet me grupin dhe nëse jep sinjale pozitive edhe sot, mund të grumbullohet për ndeshjen kundër Juventusit. Gjithsesi edhe nëse grumbullohet, kroati do të qëndrojë në pankinë. /Oversport.tv

 

You may also like