Brozovic “maratonomaku” i Serie A, Asllani më mirë se Nicolo Barella

by admin
Spread the love

Marcelo Brozovic është lojtari që vrapon më shumë në Serie A. Mesfushori i Interit mesatarisht në sezonin e fundit ka përshkruar 11737 metra, duke lënë pas yllin e Lazios, Sergej Milinkovic-Savic.

Në podium është edhe Morthen Thorsby, i Sampdorias, i cili numëron 11487 metra mesatarisht për ndeshje.

Në dhjetëshen e lojtarëve që kanë vrapuar më shumë është edhe mesfushori i kombëtares shqiptare dhe Empolit, Kristjan Asllani.

I riu nisi të luante në pjesën e dytë të sezonit dhe mesatarisht ka përshkruar 11050 metra për ndeshje, duke lënë pas tij yllin e Interit, Nicolo Barella.

Italiani mesatarisht bën 10968 metra dhe lë pas Marten de Roon dhe Maxime Lopez, që mbyllin dhjetëshen e lojtarëve që vrapojnë më shumë. / oversport.tv

 

You may also like