Brozovic: Jemi të fortë, duhet t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura

by admin
Spread the love

“Fitorja e sotme është shumë e rëndësishme, jemi të gjithë të kënaqur dhe tani duhet të vazhdojmë kështu. Por nuk duhet të pësojmë një gol të tillë, duhet të jemi gjithmonë të përqendruar”, ka thënë për “DAZN”, Marcelo Brozovic pas fitores 3-1 përballë Spezias.

“Mua nuk mu duk për asnjë moment se ndeshja po anonte nga Spezia, as kur ata arritën të shënonin. Vuajtëm për disa minuta, por ndeshja ishte gjatë gjithë kohës në kontrollin tonë.

Ne jemi një skuadër e fortë dhe duhet ti fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura. Është e qartë”, ka thënë lojtari që zhbllokoi ndeshjen e sotme në “Picco”. / Oversport.tv

You may also like