Brokoli, ja dobitë shëndetësore për organizmin tuaj – Shqip

by admin
Spread the love

Ekspertët e ushqyerjes së
shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve.
Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm për
rritjen dhe zhvillimin. I tillë është rasti i brokolit. Kjo perime është fantastike,
ka pak kalori por shumë ushqyes të nevojshëm. Më poshtë mësoni tre arsye
kryesore se përse duhet të hani brokoli çdo ditë dhe ndikimi i këtij regjimi në
organizëm.

Do të merrni shumë vitaminë C

Një racion me brokoli
ofron 80 miligramë vitaminë C që plotëson nevojat ditore të kësaj vitamine tek
femrat dhe 90 përqind tek meshkujt. Vitamina C është një antioksidant i
rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Trupi e përdor atë për të prodhuar
kolagjen,  një proteinë e domosdoshme për
flokët dhe lëkurën. Për më tepër, vitamina C ul rrezikun e sëmundjeve
kardiovaskulare. Për ta përmbledhur, duke ngrënë brokoli çdo ditë do të keni
flokë dhe lëkurë të shëndetshme por edhe do të keni një zemër më të fortë.

Më shumë vitaminë K

Brokoli është shumë i
pasur me vitaminë K. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për mpiksjen e
gjakut pas një lëndimi apo plage. Prania e saj nxit një reagim kimik që ndalon
gjakderdhjen dhe nxit shërimin. Vitamina K është e rëndësishme edhe për
shëndetin e kockave. Një racion me brokoli do të ofrojë 93 mikrogramë të
vitaminës K ose diku rreth 75-100 përqind të nevojës tuaj ditore. Pra, duke
ngrënë brokoli çdo ditë, do të keni kocka të forta.

Antioksidantët

Brokoli përmban disa
antioksidantë që luftojnë qelizat e dëmshme. Ushqimet me antioksidantë siç
është brokoli përmirëson shëndetin e zemrës.

Si të shijoni brokolin çdo ditë

Idea e të ngrënit brokoli
të gatuar në avull tingëllon e mërzitshme. Megjithatë, ka disa mënyra të
larmishme për ta ngrënë brokolin çdo ditë. Brokolin mund ta përzieni me omletë,
ta kombinoni në gatime me djathë, ta kaloni në miksër për ta transformuar në
salcë ose ta kavërdisni lehtë me vaj ulliri e hudhër e ta pasuroni me djathë të
bardhë ose kaçkavall e ta përdorni për makaronat.

You may also like