Broja shënon sërish! Rrëmben topin nga mesi i fushës

by admin
Spread the love

Armando Broja lë sërish gjurmë në ndeshjet e Premier League Angleze.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare po shfaqet në një formë të jashtëzakonshme me skuadrën e Southampton duke shënuar një tjetër gol shumë të bukur, që është i pesti për të në këtë sezon të Premier League.

Këtë radhë, Broja e gjeti golin në ndeshjen me Brentford një sfidë kjo që ishte e vlefshme për javën e 18-të të kampionatit anglez.

Ishte fillimi i pjesës së dytë, kur Broja mori një pasim nga Oriol Romeu, thuajse në mesin e fushës për të bërë një galopim deri në momentin që dërgoi topin në rrjetë dhe ky ishte goli që çoi rezultatin e ndeshjes në 3-1 për Southampton me këtë të fundit që arriti të fitojë këtë përballje me rezultatin 4-1 ku golat e tjerë për Saints u shënuan nga Bednarek, Adams ndërkohë që Fernandez shënoi autogol.

Kjo fitore që pati kontributin e Armando Brojës i jep mundësinë Southamptonit të ngjitet në vendin e 11-të me 24 pikë.


Top Channel

You may also like