Broja mbetet i dëmtuar! Sulmuesi kuqezi jashtë listës së Chelsea-s për ndeshjen e nesërme

by admin
Spread the love

Armando Broja ka qenë tema e diskutimit së fundmi në mediat shqiptare.

Largimi i tij drejt Londrës në ndeshjen kundër Çekisë u përfol gjatë, duke aluduar edhe për një çështje mes tij dhe Silvinjos. Por në fund gjithçka rezultoi asgjë e vërtetë.

Armando Broja nuk ka qenë pjesë e Chelsea-t në dy ndeshjet e fundit në Premier League. Sulmuesi shqiptar vazhdon të ndjejë shqetësim në gjurin e tij, duke mbetur jashtë listës së bluve të Londrës edhe për ndeshjen e ardhshme, atë kundër Blackburn Rovers-it, e cila luhet mbrëmjen e nesërme dhe është e vlefshme për EFL Cup.

Chelsea ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se Armando Broja është ende duke marrë trajtimin e tij për irritimin që ka ndjerë në gju.


Top Channel

You may also like