Britney Spears e lirë pas 13 vitesh, fansat festojnë për të në rrugë

by admin
Spread the love

Ka përfunduar lufta e këngëtares Britney Spears, pas betejash të gjata ligjore kundër të atit. Gjykata e Los Anxheles ka vendosur të heqë përfundimisht kujdestarinë e babait të këngëtares që prej 13 vitesh i kushtëzoi jetën. Fundin e kësaj etape, këngëtarja e ka përshhkruar si ditën më të bukur të jetës.

“Mendoj se do të qaj gjithë pjesën e mbetur të ditës”, i tha ajo ndjekësve të saj në Instagram.

Një turmë fansash festuan në rrugë me thirrjet: “Britney është e lirë” pas vendimit përfundimtar. Ndërsa të tjetër këndonin ‘Stronger’ sëbashku.

Spears shkroi në Twitter pas vendimit: “Zot i madh, i dua shumë fansat e mi… Dita më e bukur e jetës”. Ajo publikoi edhe një video të festës jashtë gjykatës, duke përdorur hashtag-un #FreedBritney./revistawho.com

You may also like