Britney Spears drejt altarit, publikohen pamjet e para nga përgatitja e dasmës – Shqip

by admin
Spread the love

Kanë nisur përgatitjet e dasmës së Britney Spears. Paparacët kanë siguruar disa foto nga përgatitjet e ambientit ku do zhvillohet ceremonia, që mesa duket do të jetë private. Në fotot e publikuara nga TMZ shihet një tendë e madhe, me një shkallë që të çon në hyrje. Ka shumë lule, tavolina dhe karrige të paketuara brenda.

Dasma do mbahet në Los Angeles ndërsa ekipi po bën punimet e fundit.

Britney dhe Sam Asghari do të martohen në një ceremoni private me rreth 100 miq të ngushtë dhe anëtarë të familjes. Vëllai i Britney, Bryan, do të jetë atje, por motra e saj, Jamie Lynn dhe prindërit nuk janë të ftuar. Gjithashtu nuk është ende e qartë se kush do ta shoqërojë Britney-n në altar.

You may also like