Britanikja humb ndjenjat, vdes pak pasi del nga deti gjatë pushimeve në Siçili (fotot)

by admin
Spread the love

Një grua britanike ka pësuar një atak kardiak fatal pak pasi ka dalë nga banja e detit gjatë fundjavës në ishullin italian të Siçilisë.

Pushuesja tragjike Deborah Hooper, 64 vjeçe, ishte me pushime me bashkëshortin ekonomist Andrew Ashman 72 vjeç, teksa kishte pësuar atakun kardiak gjatë kohës që ishte në det.

Çifti ishin në plazhin e Punta Secca në zonën Ragusa të ishullit italian kur goditi tragjedia e papritur të premten.

Policia vendase tha për mediat se Deborah kishte hyrë në ujë megjithëse temperatura konsiderohej e ftohtë dhe nuk kishte roje plazhi në detyrë, edhe pse kjo nuk shpjegon atakun kardiak që i dha fund jetës së të ndjeres.

Ajo kishte arritur të dilte nga uji, por u shemb përtokë para bashkëshortit të saj.

Mjekët u thirrën në vendngjarje por nuk arritën të risillnin në jetë gruan e cila u shpall e vdekur.

Zëdhënësi i karabinierëve Lt Col Giovanni Palatini tha për mediat: “Zonja Britanike pësoi një episod të rëndë mjekësor. Kjo u pa nga partneri i saj dhe dy njerëz të tjerë që pritën sa gruaja të afrohej në breg. Ata e nxorrën nga uji dhe u përpoqën të risillnin në vete por nuk mundën të bënin gjë për ta shpëtuar.

Autoritetet thanë se mjekët do të përcaktojnë shkakun e vdekjes pas kryerjes së autopsisë.

Mediat britanike shkruajnë se vdekja e gruas vjen pak pasi një burrë britanik vdiq gjatë pushimeve me gruan në ishullin e Kretës në Greqi.

62- vjeçari që nuk është emëruar ishte nisur për të hyrë në det por nisi të ndjehej keq dhe u kthye në shezlongun e tij në plazhin e Stalida.

Pas ardhjes së ambulancës burri u shpall i vdekur dhe autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet.


Top Channel

You may also like