Britanikët “kryqëzojnë” Braverman për vizitën në Ruanda: Si Hitleri në kampet naziste

by admin
Spread the love

Ruanda po vazhdon me ndërtimin e shtëpive që sipas marrëveshjes së nënshkruar do të strehojnë azilkërkuesit ilegalë të dëbuar nga Britania e Madhe.

Supervizori i punimeve Joseph Sekanyo shpjegoi se në qershor rreth 2200 shtëpi do të jenë gati

“Shtëpitë do të jenë për dy grupime ruandezët me të ardhura të ulëta që nuk zotërojnë tokë apo shtëpi dhe për emigrantët. Shtëpitë do të ndërtohen në mënyrë që emigrantët të mund të shkojnë dhe të jetojnë me Ruandasit në mënyrë që të kenë mundësi të integrohen”, tha Joseph.

Në Britani, plani është nxitur nga sekretarja e brendshme Suella Braverman, e cila bëri një vizitë në Ruanda në 19 mars për të parë punimet nga afër. Ajo është vënë në shënjestrën e mediave britanike pas publikimit të një fotoje ku qeshte me të madhe përpara një kampi të ardhshëm emigrantësh, ndërsa kërkonte edhe këshilla për dizajnin e brendshëm të shtëpive, duke i cilësuar ato si mjaft të këndshme.

Duke hedhur poshtë kritikat se Ruanda nuk i respekton të drejtat e njeriut,  Braverman tha se do të ishte një “bekim” për refugjatët e mundshëm që të vendoseshin përgjithmonë atje se sa në Britani.

“I inkurajoj të gjithë kritikët e mi që të vizitojnë Ruandën përpara se të hedhin dyshime dhe të hedhin mendime tepër paragjykuese dhe snobiste për atë që ky vend i bukur ka për të ofruar. Ata të dëbuar nga Britania e Madhe do të jenë në gjendje të kenë një “jetë të sigurt dhe plot mundësi. T’i shpëtojmë njerëzit nga rreziku për tu mbytur në varka dhe t’i sjellim këtu është një plan human dhe i dhembshur”, u shpreh Braverman.

Por, pas kthimit në Britani ajo u përball me shumë kritika. Partia opozitare laburiste e akuzoi Bravermanin se po kënaqej me “mundësitë e PR dhe sesionet fotografike”, ndërsa disa media i krahasuan fotot dhe të qeshurat e saj, si ato të Hitlerit në kampet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Plani i risistemimit i qeverisë është ende i mbytur në ankesa ligjore në Londër dhe deri më sot, asnjë fluturim deportimi në Ruandë nuk është kryer.


Top Channel

You may also like