Britania e Madhe do të dërgojë armatim shtesë në Ukrainë

by admin
Spread the love

Britania e Madhe do të dërgojë më shumë armatim në Ukrainë, ka bërë të ditur të enjten sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, raportoi Sky News.

Dërgesa e re do të përfshijë artileri me rreze më të gjatë dhe më shumë raketa anti-ajrore.

“Do të ketë më shumë ndihma në armatim që shkojnë në Ukrainë si rezultat i ditës së sotme. Një numër vendesh kanë dalë ose me ide të reja ose në të vërtetë me më shumë premtime për para”, ka thënë Wallace gjatë një konference për media të enjten.

Perëndimi ka mbështetur vazhdimisht luftën e Ukrainës për mbrojtjen e territorit të saj, qoftë me armatim, qoftë me ndihma direkte buxhetore.

Të mërkurën, Gjermania ka deklaruar se do t’i paraqesë Ukrainës qindra lloje armatimesh, me mundësinë e përzgjedhjes sipas nevojës.

Rruga Press

You may also like