Britani e Madhe: Valë e re të nxehti, miliona përballen me mungesën e ujit

by admin
Spread the love

LONDËR, 9 gusht /ATSH – PA Media/DPA/  – Britania e Madhe po përgatitet për ditë të gjata me temperatura ekstreme gjatë valës më të fundit të të nxehtit, ndërkohë që miliona britanikë do të përballen me kufizime të ujit në rubinetat e tyre gjatë javëve në vijim.

Zyra e Shërbimit Meteorologjik ka paralajmëruar për një valë tjetër katër-ditore të të nxehtit ekstrem në pjesë të Anglisë dhe Uellsit nga e enjtja deri të dielën, kur temperaturat pritet të arrijnë në 35 deri në 36 gradë celsius në zona të caktuara.

Agjencia e Britanike e Sigurisë Shëndetësore ka rritur nivelin e alarmit për rrezikun ndaj shëndetit në Anglinë jugore dhe qendrore nga pasditja e së martës deri të dielën, ndërsa ekspertët këshillojnë njerëzit të kujdesen për të më moshuarit, apo personat me probleme shëndetësore, si edhe për fëmijët.

Temperaturat nuk pritet të jenë aq ekstreme sa në muajin korrik, kur u thye çdo rekord teksa termometri shënoi për herë të parë mbi 40 gradë celsius në zona të caktuara të Britanisë së Madhe.

Ndryshimet klimatike po i bëjnë valët e të nxehtit më intensive, më të shpeshta dhe më të mundshme.

Shkencëtarët gjithashtu paralajmërojnë se periudhat e thatësirave ekstreme do të jenë më të shpeshta dhe më të gjata për shkak të ndryshimeve klimatike, të shkaktuara nga emetimi i gazeve serrë nga lëndët djegëse fosile dhe aktivitete të tjera të njeriut.

/u.sh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like