Brigjet e Siçilisë “pushtohen” nga droga, si u gjet e mbështjellë lënda narkotike me vlerë marramendëse

by admin
Spread the love

Dy ton kokainë me vlerë mbi 400 milionë euro janë sekuestruar në Brigjet  lindore të Siçilisë nga Guardia Di Financa.

Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike ishte paketuar në 70 pako që shoqëroheshin nga një pajisje sinjalizuese me ndriçim.

Të gjitha pakot ishin të lidhura me njëra-tjetrën dhe qëndronin mbi ujë, për shkak të materialit që është përdorur për t’i mbështjellur. Pasi ato u sekuestruan nga autoritetet vendase u hapën për t’i kontrolluar dhe rezultuan të ndara në 1600 pako të tjera më të vogla.

Sasia rekord e kokainës dyshohet të jetë lënë në det nga një anije mallrash dhe më pas do të merrej për tu shpërndarë në rrugë tokësore. Pakot e drogës u pikasën fillimisht nga forcat ajrore dhe detare që kryenin kontrolle në det, më pas ata sinjalizuan forcat speciale të cilat vijuan punën.

Deri më tani nuk dihet se nga ku ka ardhur kokaina dhe se kush mund të jetë pronari i një prej sasive më të konsiderueshme të gjetura në brigjet detare.

 


Top Channel

You may also like