“Brigada e Veriut” kërcënon ministrin e Brendshëm të Kosovës – Shqip

by admin
Spread the love

Mesazhi pas aksionit të policisë në veri

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka marrë një kërcënim nga e ashtuquajtura “Severna Brigada”, apo “Brigada e Veriut”.

 “Unë do të bëj vetëgjyqësinë, vetëm prit momentin”, shkruhet në mesazhin në gjuhën serbe.

Ky kërcënim erdhi pas postimit të ministri Xhelal Sveçla për operacionin  e policisë në Zveçan, në Veri të Kosovës ku u sekuestruan disa armë automatike, municione dhe granata dore dhe eksploziv.

Kjo organizatë e serbëve së bashku me “Mbrojtjen Civile” u shpallën si terroriste me vendim te posaçëm nga qeveria e Kosovës.

Tv Klan

 

You may also like