“Brezi ynë pavarësisht gjithë mungesave, ka ditur të ëndërrojë”. Nostalgji për brezat e mëparshëm…

by admin
Spread the love

“Ndonjëherë e pyes veten: “Si ia ka dalë brezi ynë të mbijetojë ndaj gjithë ushqimeve me përmbajtje laktoze? Si ia kemi dalë mbanë të rritemi pa homogjenizantë, hormone dhe multivitamina? Si kemi mbijetuar pa Coca Cola, Red Bull, apo koktejle të shtrenjta? Ne prisnim të dielën për të pirë ujë të gazuar, maksimumi mund të ishte ujë i gazuar me shije limoni. Si i kemi kaluar vallë dimrat me një panine nëçantë, pa ushqime të shtrenjta, pa Nutella, pa imunostimulantë? Si kënaqeshim vallë me ushqimin e pasdites, të përgatitur me bukë, gjalpë dhe djathë, pa fruta e perime të kaluara në centrifugë?

Si i kalonim mbrëmjet e verës me një fetë shalqiri në duar që e konsumonim rrugëve, pa pasur komplekset që kemi tani? Si e kemi kaluar ndëshkimin e një profesori, të cilin e kemi përqafuar në rrugëpas shumë vitesh, pa e kundërshtuar atë pas aprovimit të prindërve? Si ia kemi dalë mbanë pa një trajner personal, duke luajtur futboll lagjeve ndërkohë që shoku më pak fatlum, bënte rolin e arbitrit? Si i kemi mbijetuar vallë gjunjve të nxirë, të dezinfektuar me pështymë, pa marrë antibiotikë, antiseptikë apo medikamente të tjera?

Si ia kemi dalë mbanë ta takonim vajzën që donim, kur nuk ekzistonin celularët dhe mënyra e vetme e shkëmbimit të mesazheve, ishte një shënim në ditarin e saj, apo një puthje e dhënë fshehurazi? Si vallëpranonin vajzat të dilnin me ne, kur i nxirrnim shëtitje në këmbë, edhe pse donim t’u dhuronim krahë? Si kemi mundur të shkruajmë poezi dhe të kompozojmë këngë pa përdorimin e kompjuterit? Si kemi pritur pafund për të dhënë puthjen e parë, kur tashmë ajo jepet që në takimin e parë?

Ndërkohë, brezi ynë pavarësisht gjithë mungesave, ka ditur të ëndërrojë. Sepse ushqimi më i shëndetshëm që ka konsumuar, ka qenë shpresa”. – Gianni Miniello

You may also like