Brexit, Britania shtyn kontrollet kufitare me BE – Ishte vendosur 31 tetori, por procesi do të nisë në vitin 2024 – Shqip

by admin
Spread the love

Qeveria britanike deklaroi se do të shtyjë vendosjen e kontrolleve kufitare pas Brexit për ushqimet dhe produktet e freskëta nga Bashkimi Europian, duke shtyrë datën në fillimi të janarit 2024.

Mbretëria e Bashkuar kishte vonuar zbatimin e kontrolleve disa herë që nga largimi nga bashkimi doganor i BE-së dhe tregu i përbashkët në janar 2021, por eksportet britanike janë përballur me kontrolle për produktet që shkojnë në drejtim të kundërt. Mbretëria e Bashkuar po planifikonte të vendoste përfundimisht kontrollet e reja të importit në faza mbi 12 muaj nga 31 tetori i këtij viti.

Në deklaratën e saj për media qeveria britanike theksoi se duke marrë parasysh pikëpamjet e industrisë, është rënë dakord për një shtyrje prej tre muajsh për futjen e kontrolleve të mbetura sanitare dhe fitosanitare, si dhe kontrolle të plota doganore për mallrat jokualifikuese nga Irlanda e Veriut. Gjithashtu kontrollet e mëtejshme për importet e BE do të kenë gjithashtu një plan kohor të rishikuar për t’u dhënë palëve të interesuara kohë shtesë për t’u përgatitur për kontrollet e reja. Kjo përfshin kontrollet fizike dhe deklaratat e sigurisë, të cilat do të futen në faza përgjatë vitit 2024.

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar, aktualisht në 6.8 %, është më i larti në mesin e vendeve të G7. Mbretëria e Bashkuar u largua nga Bashkimi Europian më 31 janar 2020, pas një referendumi në favor të Brexit në 2016 – ën.

Eksportuesit britanikë thonë se kontrollet e BE-së kanë shkaktuar vonesa të gjata në portet e Kanalit, burokraci dhe kosto shtesë, duke i vënë ata në një disavantazh tregtar me importuesit nga blloku.

Opozita britanike thotë se Brexit ka ngritur barriera me tregun më të madh jashtë vendit të Mbretërisë së Bashkuar për mallra dhe shërbime, duke rritur çmimin e ushqimeve dhe ulur eksportet.

 / SCAN

You may also like