Breshëri raketash, marshim me tanke e trupa, Rusia dhe Bjellorusia tregojnë “muskujt”

by admin
Spread the love

Breshëri raketash, ushtarë që zbresin nga helikopterë dhe inskenojnë pushtimin e territorit dhe marshim me tanke, ishin disa nga pjesët e stërvitjes së përbashkët të trupave ruse dhe ato bjelloruse, nën vëzhgimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Stërvitja u zhvillua në Bjellorusi, aty ku Rusia ka vendosur disa mijëra trupa dhe armatime të rënda, si edhe avionë luftarakë. NATO thotë se ky është spostimi më i madh i trupave ruse, rreth 30 mijë, që prej Luftës së Ftohtë. Prania e trupave ruse në Bjellorusi ka rritur alarmin në Perëndim për një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga disa pika të ndryshme. Ukraina thotë që Rusia ka vendosur rreth 115 mijë trupa rreth kufirit që ndan dy shtetet.

Para stërvitjes, Shoigu u takua me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko dhe tha se Moska dhe Minsku do të organizonin këtë vit 20 stërvitje të tilla. Bjellorusia është një nga vendet ku është paralajmëruar se trupat ruse mund të futen në Ukrainë, por gjithashtu është vend kufitar me shtete anëtare të NATO-s, si Polonia, Lituania dhe Letonia.

This post was published on 2022-02-05 10:23 am

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA – Publikon fotografi, satire, aktua;itet, politikë, dokumenta historike, foto të personaliteteve historike, politike dhe kulturore, foto nga Lufta e I dhe II Botërore, foto të qyteteve, dhe ngjarjeve historike.
Copyright © 2021 FMimages®, All Rights Reserved.

You may also like