Brenda nëndetëses së zhdukur, një prej pasanikëve më të mëdhenj të Pakistanit bashkë me djalin e tij – Shqip

by admin
Spread the love

Brenda nëndetëses së zhdukur prej disa ditësh tashmë ndodhej dhe Shahzada Dawood, një prej biznesmenëve më të pasur të Pakistanit bashkë me djalin e tij 19-vjeçar.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Dawood është anëtar i bordit global për bamirësinë “The Prince’s Trust”. Ai ka lindur në Pakistan, por u zhvendos në Britaninë e Madhe për të kryer studimet për drejtësi në Universitetin e Buckingham para vitit 2000. Më pas ai bëri masterin për marketing tekstili në Universitetin e Filadelfias.

Ai është i martuar me Christine dhe veç djalit me të cilin është zhdukur, ka dhe një vajzë të quajtur Alina. Momentalisht ai është nënkryetar i “Engro Corporation”, një prej kompanive më të mëdha energjitike në Pakistan.

Shahzada dhe gruaja e tij Christine:

Will Straw, shefi ekzekutiv i “The Prince’s Trust” është shprehur mjaft i trishtuar me marrjen e lajmit se Shahzada ndodhej në bord bashkë me të birin. Ai tha: Jemi të shokuar nga ky lajm i tmerrshëm, po lutemi që të kenë shpëtuar. Jemi pranë familjes së tij në këtë moment kaq të vështirë!

Gjatë pandemisë, babai i zotit Dawood, Hussain Dawood, i cili është gjithashtu një nga njerëzit më të pasur të Pakistanit, dha rreth 3 milion Euro për të ndihmuar të infektuarit me Covid-19.

Dawood dhe gruaja e tij me origjinë gjermane Christine, janë të apasionuar pas natyrës dhe kafshëve, dhe fotografitë në mediat sociale tregojnë çiftin duke shijuar pushimet në Skoci.

Në vitin 2020, zoti Dawood iu bashkua bordit të Institutit të Kërkimit për Inteligjencën Jashtëtokësore (SETI) me bazë në Kaliforni. Djali i tij, Suleman, është një lexues i zellshëm i fantashkencës dhe lojtar volejbolli.

Një fqinj në Britaninë e Madhe ku ata jetojnë aktualisht, e përshkroi familjen si njerëz shumë të këndshëm, duke shtuar se Christine Dawood është e apasionuar pas kopshtarisë.

Christine është një person i mrekullueshëm. Kur mamaja ime ishte shumë e sëmurë vitin e kaluar, ajo na dërgonte lule “, tha ajo për The Telegraph./tvklan.al

You may also like