Bravo TCH dhe Kodra e Diellit

by admin
Spread the love

Që kur ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, aktorja Arjola Demiri e ka bërë të ditur qëllimin e saj, duke thënë se me paratë e çmimit të madh, do t’iu blinte fëmijëve të saj dhe vetes një shtëpi.

Gjatë emisionit të Big Brother Vip, ajo ka marrë një surprizë nga Top Chanel ku ajo fitoi një apartamenti luksoz në Tiranë.

“Kodra e Diellit 1 dhe 2” në Tiranë, ku mori aparamentin Arjola Demiri është në pronësi te biznesmenit Gentjan Sula.

Në lidhje me ketë surprize qe i është bërë Arjoles, ka pasur reagime të shumta, ku një nder ta është dhe aktori dhe moderatori Ermal Mamaqi.

Ai permes nje postimi në rrjetin e tij social Insagram, ka falënderuar biznesmeni Gentjan Sula që i dhuroi apartament aktores se njohur Arjola Demirit në lagjen me luksoze të Tiranës “Kodra e Diellit”.

“E shpallëm që do e fitoje ti Bigun që kur more vendimin për të hyrë.
Bravo TopChannel dhe Kodra e Diellit për këtë xhest që shpërtheu zemrat e të gjithëve. Gjej rastin të shpreh mirnjohje dhe rrespekt të vonuar publikisht, për Gent Sulën, Administratorin e suksesshëm i cili ndihmoi dikur gruan e mikut tim të ndjerë Dr. FLORI në ditën më të zezë të saj”, u shpreh Mamaqi.

Pas kësaj surprize që mori pranoi, Arjola së bashku me fëmijët dhe gjithë banorët kanë shpërthyer në lot nga emocionet.


You may also like