Botërori i fundit për Deschamps, Franca hedh sytë nga Zidane

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas raportimeve të prestigjiozes “The Sun”, Zinedine Zidane do të udhëheqë kombëtaren e Francës pas Kupës së Botës. Ish-mesfushori i Juventusit dhe i Real Madrid do të marrë stafetën nga tekniku aktual Didier Deschamps.

50-vjeçari për momentin është pa ekip që nga largimi vitin e kaluar nga Real Madridi. Për mesfushorin ka pasur oferta të shumta pune veçanërisht nga gjigandët e Psg dhe Juventusit por ai i refuzoi këto oferta.

Në qershor të 2022 Zidane pretendoi se asgjë nuk kishte mbaruar mes tij dhe Francës duke deklaruar publikisht qëllimin e tij për të menaxhuar “Gjelat”. /oversport.tv

You may also like