Bordeaux gjen trajnerin e ri, zyrtarizohet David Guion

by admin
Spread the love

Bordeaux ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, që do të marrë drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Vladimir Petkovic për shkak të rezultateve të dobëta në Ligue 1.

Tekniku i ri i klubit francez do të jetë David Guion, që ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit me Bordeaux.

54-vjeçari ka drejtuar skuadrën e Reims nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe ka detyrën e vështirë që të mbajë skuadrën në elitën e futbollit francez. / Oversport.tv

foto: Bordeaux  Twitter

You may also like