Bora Zemani do publikojë këngën “Nuk jam si ti”, i kundërpërgjigjet Beatrix “As unë si ti”

by admin
Spread the love

Përmes një postimi në Instagram, Bora Zemani lajmëroi e para që sot do të publikojë këngën e saj të parë (Gënjeshtër për 1 Prillin sigurisht), që do të titullohet “Nuk jam si ti”.

Sipas Borës, kënga lançohet sot në orën 20:00. “Nuk jam si ti” my surprise for you people! Can’t ëait to share ëith you my song… Count the hours… Tonight at 20:00!”, shkruan Bora.

Mirëpo, disa minuta më vonë edhe Beatrix njoftoi për publikimin e një projekti të ri (sigurisht edhe ky për 1 Prillin), mirëpo titulli ishte një kundërpërgjigje e hapur ndaj Borës.

“As unë si ti”, ishte titulli thumbues i zgjedhur nga Trixa, që për habi do të lançohej po në 20:00.  S’dimë nëse këto janë thumba publikë për njëra-tjetrën, apo dy vajzat së bashku kanë bërë plan të na vënë në lojë të gjithëve në Ditën e Gënjeshtrave.

Tani s’na mbetet gjë tjetër të presim orën 20:00, për të parë cfarë kanë përgatitur vërtetë dy vajzat apo thjesht e gjitha ka qenë një shaka me rastin e 1 prillit.Triksa vërtetë pritet të sjellë një këngë këto ditë që do të jetë në bashkëpunim me Dj Geek, por ende s’ka lajmëruar për datën kur do publikohet.


You may also like