Bora mbron Semin, kurse për Donadin: Nuk e di çfarë do ndodhë jashtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bora Zemani ka realizuar disa video me anë të të cilave i tregoi të gjithëve si e ka përjetuar debatin mes Donaldit dhe Semit mbrëmjen e kaluar dhe gjatë javës, kur vetë moderatorja u bë prap temë diskutimi në shtëpi.

“Sot më është mbushur Instagrami plot për Semin. Unë e dua shumë, ju e keni parë vetë. Dhe e njoh shumë mirë ndryshe nuk do ishte pjesë e jetës sime. Gjërat që e kanë ruajtur marrëdhënien tonë janë disa. E para, besimi dhe e dyta protektiviteti. Është diçka që disa të tjerë e konsiderojnë si diçka të keqe por unë mendoj se është diçka që e ka ruajtur miqësinë tonë sepse jemi protektive ndaj njëra-tjetrës. Tjetra është se e pranojmë njëra-tjetrën ashtu siç jemi. Unë Semin e kam pranuar siç është. Ndonjëherë flet më shumë seç duhet. Ndonjëherë bën gallata më shumë seç duhet, të përqafon më shumë seç duhet, ndonjëherë të mbron më shumë seç duhet. Kjo nuk ka asgjë të keqe. Jam e lumtur dhe krenare që shumë vajza më shkruajnë se duan një shoqe si Semi”, u shpreh Bora.
Ndërsa në vazhdim me kamerën para, varsen në qafë (dhurata e Donaldit) deklaroi se qëndrimi i saj është i njëjtë dhe të gjithë e dinë. “Qëndrimi im nuk ndryshon pavarësisht provokimeve. Por se çfarë do ndodhë jashtë nuk e di”, e mbyll fjalën Bora./revistawho.com

!function(f,b,e,v,n,t,s){if(f.fbq)return;n=f.fbq=function(){n.callMethod?

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like