Bonucci: Penalltia? Nga fusha dukej brenda zonës, por VAR-i vendosi ndryshe

by admin
Spread the love

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, ka komentuar për “DAZN” barazimin përballë Bolognas: “U munduam që të shtyjmë përpara dhe të vendosnim nën presion kundërshtarin pas barazimit dhe me më shumë qartësi mund të shënonim edhe golin e dytë, duke marrë në konsideratë inferioritetin numerik të tyre. Mëkat sepse tre pikët na vlenin shumë.

Penalltia? Nga fusha dukej brenda zonës, kemi VAR-in që na lejon që të identifikojmë pikën e saktë. Kur luan te Juventusi ka gjithmonë presion brenda dhe jashtë fushe.

Në disa situata publiku na duhet për të dhënë akoma më shumë. U munduam që të fitonim, por nuk ia arritëm. Gjynah”, ka thënë Bonucci. / Oversport.tv

You may also like