Bolsonaros i ndalohet të mbajë poste deri në 2030 – Shqip

by admin
Spread the love

Gjyqtarët votuan kundër ish-presidentit brazilian të akuzuar për shpërdorim të pushtetit

Karriera politike e ish-presidentit brazilian Jair Bolsonaro është në fije të perit pasi gjykata federale zgjedhore e Brazilit e ndaloi nacionalistin e ekstremit të djathtë të mbajë postet publike deri në vitin 2030. Pesë nga shtatë gjyqtarë votuan “pro” dënimit të 68-vjeçarin Bolsonaro për shpërdorim të pushtetit dhe keqpërdorim të medias me veprimet e tij në Korrik 2022, përpara zgjedhjeve.

Bolsonaro mohon çdo akuzë, ndërsa ka deklaruar se do të apelojë çështjen në Gjykatën e Lartë.

“Më goditën me thikë pas shpine për abuzim me pushtetin politik. Unë nuk kam vdekur. Ne do të vazhdojmë të punojmë edhe për zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Nuk është fundi i së djathtës në Brazil, para meje ekzistonte por nuk kishte formë.”

Bolsonaro, një populist i zjarrtë, humbi votën e Tetorit ndaj rivalit të majtë, Luiz Inacio Lula da Silva. Shumë në Brazil fajësojnë Bolsonaron për krijimin e një lëvizjeje mbarëkombëtare për të përmbysur rezultatin.

Vendimi i gjykatës ka të ngjarë të ndikojë në politikën braziliane, duke larguar armikun kryesor të Lulës dhe duke krijuar hapësirë në garën brenda të djathtës në Brazili.

Si president, Jair Bolsonaro, një admirues i ish-presidentit të SHBA Donald Trump, u kritikua ndërkombëtarisht për shkatërrimin e pyllit tropikal të Amazonës, qasjen e tij ndaj kufizimeve të COVID-19 dhe sulmet e tij pa prova ndaj sistemit zgjedhor të Brazilit. Bolsonaro po përballet me hetime të shumta që mund ta vendosin atë pas hekurave.

Klan News

You may also like