“Boll e quajtët tradhtar! Calhanoglu donte të rrinte, Milani s’e mbajti”

by admin
Spread the love

Hakan Calhanoglu është shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në botë tek Interi. Turku u largua si lojtar i lirë nga Milani në verën e vitit 2021, duke zgjedhur të firmoste me “armiqtë” e përjetshëm.

Calhanoglu u cilësua si një tradhtar i madh nga tifozët e Milanit, teksa për vetëm 500 mijë euro më shumë. Ndryshe mendon ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli.

Milani duhej të luftonte për ta mbajtur. Kuqezinjtë nuk duhej ta linin të ikte falas siç ndodhi me Donnarummën dhe Kessie. Tifozët e Milanit e admironin turkun. Ata mendojnë sot se ai i tradhtoi kuqezinjtë, por nuk është kështu.

Është Milani që nuk deshi ta mbante, nuk është Calhanoglu që donte të largohej nga Milani. Ausilio e njihte shumë mirë dhe u tregua i zoti duke e marrë tek Interi”, theksoi Mirabelli.

Ky i fundit ishte personi që solli 30-vjeçarin turk te Milani në Serie A, duke paguar 23 mln euro në arkat e Bayer Leverkusenit në korrikun e vitit 2017.


Top Channel

You may also like