Boll e pate, sa fshin postime, pastro Çairin që e ke bë pis! – Shqip

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një postimi në rrjetet sociale i ka replikuar kreut të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, cili ka pasur disa mandate si kryetar komune në Çair.

Grubi ka kërkuar nga Mexhiti të pastrojë Çairin nga mbeturinat markica për ndërtesa në çdo park të Çairit, po edhe për 30 ndërtesat masive ilegale.

Në postimin e tij, Grubi i ka përmendur Mexhitit edhe bastoret dhe kazinotë raporton indeks.mk

Në fund Grubi i ka thënë Mexhitit, “Boll e pate”, mos mashtro siç na ke mashtru 23 vjet me rradhë!

Reagimi i plotë:

Sa fshin postime raciste dhe implikon Kosovën qyqarisht, më mirë çu fshije Çairin se nuk ka 1 centimetër katror teritor pa bërllog e fshij qato markica për ndërtesa në çdo park të Çairit, e fshij ato mbi 30 ndërtesa tua masive ilegale që po na ngulfasin, e fshij ato bastoret e kazinot tua në Çair bashkë më ortakun tënd, e mos mashtro siç na ke mashtru 23 vjet me rradhë!
Boll e pate! – ka shkruar Grubi. /indeks.mk

You may also like