Boksi kërkon kategorinë A në kategorizim, volejbolli, basketbolli apo hendbolli në kategorinë B? 

by admin
Spread the love

Federata e Boksit e Kosovës ka pas një vit të shkëlqyeshëm sa i përket suksesit, duke fituar një medalje të bronztë në Kampionatin Botëror dhe një medalje të bronztë në Lojërat Mesdhetare! 

Dy medalje që e bëjnë të shpresojë Federatën e Boksit që të ngjitet në kategorinë A gjatë kategorizimit!

Burimet brenda Federatës së Boksit të Kosovës, thonë se e meritojnë të janë kategorinë A dhe nuk ka asnjë mëdyshje, sepse kanë rezultate kulmore, 

Medalje e bronztë në Kampionatin Botëror me boksieren Donjeta Sadiku është kulmi i suksesit të tyre, pastaj edhe Bashkim Bajoku – i bronztë në Lojërat Mesdhetare!

“Këto medalje e rrisin ndjeshëm pikët tona, jemi për A”, tha një burim brendapërbrenda Federatës së Boksit të Kosovës. 

Në bazë të sukseseve, boksi e kërkon të drejtën meritore. 

Nëse Federata e Boksit e Kosovës ngjitet në kategorinë A, atëherë volejbolli, basketbolli apo hendbolli duhet të zbresin në kategorinë B?

E para, Federata e Karatesë së Ksoovës, ka medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian me Elhami Shabanin dhe kjo e mbron në një formë. 

Do të jetë situatë interesante gjatë kohës së kategorizimit dhe që do të ketë përplasje “brirësh” mes Komisionit për kategorizim dhe federatave! 

Lufta më e madhe do të jetë mes volejbollit, hendbollit dhe basketbollit, këto dy të fundit as dojnë të krahason me volejboll, sepse si me shikueshmëri, si me organizim po ashtu edhe cisi e shohin veten shumë para sportit skofiar!

A po rrezikon voeljbolli nga vendi i dytë të shkojë në B, apo hendbolli ose basketbolli? 

You may also like