Boks, Superiore dhe Serie A! Kalendari i eventeve që sjell Oversport dhe Tibo këtë javë

by admin
Spread the love

Një javë e mbushur me evente sportive i pret të gjithë shikuesit e kanaleve Oversport në plaftormën Tibo. Spektakli sportiv në Oversport starton që të enjten e 25 gushtit me eventin më të madh të boksit që zhvillohet në Tiranë, përballjen Marku-Parra.

Një transmetim maratonë do të nisë në Oversport prej orës 17:00 të së enjtes që do të kulmojë me përballjen e madhe të “Mbretit Shqiptar”.

Të premten rikthehet Serie A, që këtë javë ofron përballje gjigantësh. Dita nis me sfidën Monza-Udinese, ndërsa në mbrëmje vjen përballja e parë e madhe e këtij sezoni, sfida Lazio-Inter.

E shtuna nis me dy sfida të kampionatit shqiptar të futbollit, një tjetër ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo. Ndeshjet Teuta-Bylis dhe Kastrioti-Erzeni çelin eventet sportive të ditës, që kulmojnë me përballjen Juventus-Roma në Serie A. Në mbrëmje është radha e kampionëve të Milanit për të zbritur në fushën e blertë.

Të dielën luhen 2 sfida të “Abissnet Superiore”, ku spikat takimi Vllaznia-Kukësi. Ndërsa kampionati italian ofron një tjetër përballje të madhe, sfidën Fiorentina-Napoli.

Kjo javë sportive do të mbyllet të hënën me një përballje direkte në Superiore, ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit. Shijoni gjithë këto evente sportive këtë javë vetëm në Oversport dhe Tibo.

You may also like