Bogoevski tregon se cila është strategjia e re e Serbisë për të zgjeruar ndikimin në Maqedoni por edhe shtete tjera të Ballkanit

by admin
Spread the love




Këshilltari në ministrinë e Mbrojtjes, Petar Bogojevski, tha se ndikimi serb është shumë i fuqishme në Maqedoninë e Veriut, ndërsa tani në mënyrë shtesë është përforcuar me strategjinë e re të Serbisë për veprim në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo është një kombinim në mes qëllimeve të vjetra dhe plane të Nikolla Pashiqit dhe Garaqinit, por të zbatuara nëpërmjet metodave të Titos. Një zgjidhje e fuqishme hibride e cila dha rezultat të fort. Shembull kryeministri Zoran Zaev nga një kryeministër i cili gjoja luftonte për integrimin evropian dhe integritet të fuqishëm, brenda natës u bë shërbëtor i të ashtuquajturës ‘Ballkani i Hapur”, tha Petar Bogoevsi në emisionin debativ në TV SHENJA.

Ai tha se dhe ministri Nikolla Dimitrov është bërë promotor i botës serbe në Ballkan.

“Ajo bazohet në doktrinën e Millosheviqit që Serbia të përkujdeset për serbët ku do që jetojnë në Ballkan pa i pyetur ose pa e respektuar integritetin dhe pavarësinë e atyre që ata i quajnë ‘shtete të dobëta’”, tha Bogoevski.

Ai tha se këto shtet janë Bosnja, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.  /SHENJA/


You may also like