BMZ gjermane do të investojë 64,9 milionë euro në Shkup

by admin
Spread the love

Kompania gjermane për sisteme të avancuara të baterive BMZ do të investojë 64,9 milionë euro në Shkup, informojnë për MIA-n nga Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI). Investimi do të fillojë si braunfild, në një objekt ekzistues në ZZHTI Shkup 2.

Marrëveshja do të nënshkruhet sot në selinë e kompanisë nga drejtori ekzekutiv dhe themelues i BMZ, Sven Bauer dhe nga drejtori i Drejtorisë së ZZHTI Despotovski, në praninë e zëvendëskryeministrit Bytyqi she Jelica Ivanovska, menaxhere e përgjithshme e BMZ Maqedoni.

Kompania BMZ prodhon bateri për motoçikleta, trotinetë dhe produkte të tjera më të vogla industriale.

Bytyqi dhe Despotovski në Frankfurt do të marrin pjesë në tryezën e rrumbullakët me biznesmenë gjermanë para të cilëve do ta prezantojnë potencialin investues të Maqedonisë së Veriut.

Sipas hulumtimit për klimën afariste të Delegacionit të Ekonomisë Gjermane në Maqedoninë e Veriut (AHK) dhe Shoqatës së Biznesit Maqedono-Gjerman, të publikuar në qershor të këtij viti, 80 për qind e investitorëve ekzistues gjermanë do të investonin sërish në këtë vend.

Në anketën e bërë në shkurt dhe mars të këtij viti me pjesëmarrje të 45 nga gjithsej 150 anëtare të shoqatës, 80 për qind e të anketuarve kanë theksuar se duan ta zgjerojnë investimin, si dhe ta rrisin numrin e vendeve të punës në shtet.

Gjermania është partneri i parë nga pesë partnerët tregtarë të Maqedonisë së Veriut sipas vëllimit të përgjithshëm të shkëmbimit të jashtëm tregtar. Shkëmbimi vitin e kaluar arriti 4,8 miliardë euro.

MARKETING




You may also like