BMW ndalon së ofruari planin e abonimit për sediljet me ngrohje pas ankesave të shumta

by admin
Spread the love

Gjatë vitit 2022 BMW nevrikosi të gjithë përdoruesit e makinave të kompanisë pasi lajmëroi se do të ofronte shërbimin e ngrohjes së sediljeve vetëm nëpërmjet një abonimi mujor, pavarësisht se makina përmbante të gjitha elementët e nevojshme për të ofruar një shërbim të tillë.

Siç mund ta imagjinoni, pronarët nuk ishin të kënaqur që edhe pse automjetet e tyre të reja vinin me sedilje me ngrohje, do të duhej të paguanin një abonim për t’i zhbllokuar. Ndërsa kohët e fundit foli për Autocar, anëtari i bordit të BMW për shitje dhe marketing, Pieter Nota tha se klientët nuk i janë përgjigjur mirë një ndryshimi të tillë për shërbime që ata presin të jenë standarde në një makinë të cilësisë së tillë, prandaj BMW ka vendosur të mos e ofrojë më këtë opsion.

Megjithatë ky hap pas duket se po ndërmerret nga kompania vetëm për pjesën e hardware-it, pasi shërbimet me abonim si pjesë e software-it do të vazhdojnë të jenë të pranishëm.

Ne në fakt tani po fokusohemi me ato ‘funksione sipas kërkesës’ të software-it dhe produkte të lidhura me shërbimin, si driving assistance dhe parking assistance, të cilat mund t’i shtoni më vonë pasi të blini makinën, ose për funksione të caktuara që kërkojnë transmetim të të dhënave që përdoren nga klientët për të paguar në zona të tjera,” zbuloi Nota.

Ajo që ne i konsiderojmë si shërbimet e bazuara në software, si shkarkimi i një produkti ndihmës parkimi, pranohet shumë mire nga publiku. Njerëzit e dinë se është një pjesë e caktuar e software-it që mund të shkarkojnë dhe që kushton para. Është njësoj si shkarkimi i një filmi ose i një veçorie shtesë në një aplikacion. Kjo është pranuar dhe ne e bëjmë atë gjithnjë e më me sukses.”

You may also like