BM – Zelenska: Rrezik vdekjeprurës nëse Perëndimi i jep fund mbështetjes për Ukrainën

by admin
Spread the love

LONDËR, 9 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ukrainasit po përballen me një rrezik vdekjeprurës nëse Perëndimi tërhiqet për mbështetjen financiare për rezistencën kundër forcave të presidentit rus Vladimir Putin, ka paralajmëruar zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska.

Zelenska argumentoi se njerëzit në vendin e saj do të lihen të vdesin nëse bota lodhet duke ofruar mbështetje, në një intervistë me BBC.

Në një mision diplomatik në SHBA, sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, paralajmëroi republikanët amerikanë se bllokimi i mbështetjes së re financiare do të ishte një “dhuratë e Krishtlindjeve” për Putinin.

Republikanët në Kongresin e SHBA këtë javë bllokuan një projektligj kyç që do të kishte siguruar miliarda më shumë fonde për ndihmën ushtarake.

Aleatët perëndimorë po shqetësohen gjithnjë e më shumë për mbështetjen thelbësore për luftën kundër Rusisë mes mundësisë së kthimit të ish-presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur për emisionin kryesor politik të BBC-së të dielën, Zelenska tha se ”ne me të vërtetë kemi nevojë për ndihmën. Me fjalë të thjeshta, nuk mund të lodhemi nga kjo situatë, sepse nëse e bëjmë, vdesim”.

“Dhe nëse bota lodhet, ata thjesht do të na lënë të vdesim”, theksoi ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like